Presidentja Vjosa Osmani sot në një ceremoni të veçantë në ora 10:00 ka graduar Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Osmani tha se duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese dhe ligjore dhe si komandante supreme e FSK-së, pas rekomandimit të kryeminsitrit, Albin Kurti ka vendosur të gradoj komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.
Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Discussion about this post