Në një takim solemn në Prishtinë, kryesia e Kuvendit të Klubit “Trojet”, nderoi me mirënjohje aktivistin politik dhe sipërmarrësin, Muharrem Salihu, për kontributin e tij të çmuar për Medvegjën dhe medvegjasit, trasmeton “AFEDS”.
Salihu, u nderua për kontributin e tij, dhënë ndër vite për avancimin e medvegjasve, por në veçanti sensibilizimin e opinonit kombëtar e ndërkombëtar, për pasivizimin e adresave të banorëve vendas në Medvegjë.
Përveç tjerash, mirënjohe u ndanë edhe për Flora Feratin, Isa Muharremin, Fehmi Beha’n dhe Halim Hysenin.
Vlen të theksohet se, pas kësaj mbledhjeje, Salihu me aktivist tjerë politik, përfshi këtu dhe anëtarët e kryesisë së Klubit “Trojet”, i bashkuan idetë që, iniciativat e ndryshme, në çdo mënyrë do të vijojnë të jenë të njëpasnjëshme dhe aktive deri sa, të bëhet një zgjidhje përfundimtare.
Discussion about this post