AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Muharrem Salihu takohet me kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës/ Kërkohet mbështetja e qeverive shqiptare

December 21, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSh), Nagib Fejzi kanë mbajtur konferencë për medie, raporton AFEDS.

Rukiqi tha se ky aktivitet është në kuadër të organizimeve të procesit ekonomik mbarë shqiptar, duke kërkuar që të bashkohet potenciali ekonomik.

Sipas tij, qëllim është rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe krijimi i vendeve të punës.

“Ta bashkojmë potencialin ekonomik të hapësirave shqiptare. Ky potencial të shkon në shërbim të vendeve tona. Nga Maqedonia, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe nga Serbia, përkatësisht nga pjesa e Luginës së Preshevës”.

“Qëllimi i mbledhjes në Prishtinë është që ta përmbledhin një vit të aktiviteteve të forumin. Kemi vendos t’i shfaqim objektivat tona ambicioze për punën e forumit dhe që lidhet me rritjen e ndikimit të ndërmarrjeve shqiptare ne vendet ku ka shqiptar dhe punojnë e bëjnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithmonë në funksion të rritjes së mirëqenies të qytetarëve të vendeve tona dhe krijimit të vendeve të punës”.

Ai më tej u ka bërë thirre dy qeverive shqiptare që të përkrahin bizneset në projekte të përbashkëta e mos të jenë pengesë.

“Kjo është edhe një para thirrje dhe presion pozitiv për qeveritë e vendeve tona, që nëse nuk kanë mundësi të na përkrahin në projekte të caktuara të paktën mos të bëhen pengesë”.

E, Drejtuesi i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu, deklaroi se tash e pesë vjet kanë për qëllim krijimin e vendeve të punës në këtë anë.

“Për synim ka patur krijimin e vendeve të punës, si kusht për ndërprerjen e hemorragjisë së shpërnguljes me metoda të ndryshme. Sot ky forum ndihet edhe më i fuqishëm sepse bëhet pjesë e emëruesit të përbashkët që është forumi i parë shqiptar. Këtu gravitojnë odat ekonomike dhe në rajon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në hapësirën tonë kombëtare”, tha ai.

Nagipi Fejzi nga FEMSh-ja tha se synim kanë tërheqjen e investimeve, duke shtuar se janë pro bashkimit të forcave ekonomike të trojeve shqiptare.

“Sot kemi edhe tre anëtarë të ri të cilët na kanë munguar qe një kohë mjaft. Për shkak se forumi është formuar me 31 mars të vitit 2017 dhe në atë kohë kemi qenë pro bashkimi të forcave ekonomike të trojeve shqiptare. Kam kënaqësi të dëgjojë kolegët e mi që çdo herë mundohet të ngritë forumin. Por është një bashkim i dhomave ku ne bëjmë një forcë”.

“Forumi ka vetëm një detyrë lobimin dhe heqjen e tarifave që ekzistojnë mes trojeve tona. Takim me Ministrinë e Bujqësisë, i cili mbeti shumë i kënaqur me formatin që e kemi dhe premtoi se do të jetë një bashkëpunëtor i fuqishëm i joni. Gjithashtu edhe ministrja e Bujqësisë së Shqipërisë është pjesë e jona dhe ajo lobon për heqjen e të gjitha tarifave që na pengojnë”.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Koço Danaj flet për ngjarjet në Medvegjë: Vetëm disa shqiptarë atdhetarë me në krye Muharrem Salihun nuk mund ta përballojnë dot

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, Salihu: Në Medvegjë po testohet ndjenja kombëtare

Haziri për AFEDS: Gjendja në Medvegjë është alarmante/Kosova të pasivizojë adresat e serbëve si reciprocitet ndaj Serbisë

Haziri për AFEDS: Gjendja në Medvegjë është alarmante/Kosova të pasivizojë adresat e serbëve si reciprocitet ndaj Serbisë

Nëntë raste me Omicron në Kosovë – këto janë simptomat që tregojnë se mund të jeni infektuar me këtë variant

Nëntë raste me Omicron në Kosovë – këto janë simptomat që tregojnë se mund të jeni infektuar me këtë variant

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?