AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Haziri për AFEDS: Gjendja në Medvegjë është alarmante/Kosova të pasivizojë adresat e serbëve si reciprocitet ndaj Serbisë

December 25, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Pasivizimi i adresave, tek shqiptarët që jetojnë në qytetet shqiptare në Republikën e Serbisë, është bërë një problem madhor që, në fakt, po kushton emocionalisht dhe psiqikisht tek secilit banor të Kosovës Lindore.

Qytetarët e kësaj ane – thënë më së buti – po ngulfaten. Në kuptimin që, po asgjësohen në kontekstin civil.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë ekskluzive për AFEDS, ka deklaruar se përtej asaj që Parlamenti Evropian sensibilizoj ndërkombëtarisht, Kosova dhe Shqipëria kanë ngecur në reagime.

Haziri ishte i ashpër, duke thënë se Kosova e Shqipëria, nuk duhej që ta linin këtë çështje me kaq shumë vonesë.

Në mes tjerash, Haziri, shtoj se është urgjente, immediate që Prishtina dhe Tiranë me reagu për mbrojtjen e të drejtave elementare, etnike sepse ata janë pakicë nacionale në Serbi.

Intervista e plotë si vijon:

AFEDS: Zoti Haziri, siç jeni të njoftuar tanimë, në qytetet shqiptare të Serbisë, veçanërisht në Medvegjë, po ndodh ajo që në shekullin 21, ishte e paimagjinueshme: Pasivizimi i adresave të banorëve vendas.

Çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Shqipëria, konkretisht për situatën në fjalë?

Haziri: Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë poashtu është dashtë që mos me leju këtë vonesë jashtëzakonisht të madhe deri tek reagimi i fundit që ndodhi tash edhe nga Parlamenti Evropian. Në radhë të parë, përfundimisht reagimi i Parlamentit Evropian sa i përket pasivizimit të adresave, e senzibilizoj çështjen më të ndishme, e cila që disa vite, Serbia ka fillu me i pasivizu me automatizëm të gjitha shtëpi banimi, familje që nuk janë rezident aktiv në Republikën e Serbisë, respektivisht në komunat si Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Duke i shlyer nga evidenca, nënkupton t’u hiqet e drejta  civile dhe politike. Ata nuk mund të kenë të drejtë të realizojnë të drejtën themelore si psh të votojnë apo edhe të drejtat tjera që i takojnë si vend të origjinës që e kanë.

AFEDS: Sa keni qenë kryetar i Gjilanit, keni bërë ju diçka konkrete rreth kësaj situate, apo, po le të themi ndryshe a keni bërë diçka për shqiptarët e Kosovës Lindore?

Haziri: Po natyrisht që në Gjilan ekziston bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkomunal, ne kemi zhvilluar aktivitete jashtëzakonisht të rëndësishme me komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ne kemi ngritë zërin në mënyrë aktive që, të drejtat politike e civile të shqiptarëve në Medvegjë, të mbrohen.

AFEDS: Sipas jush, a është i vetmi problem pasivizimi i adresave për shqiptarët atje?

Haziri: Jo natyrisht.Përveç pasivizimit, rreziku tjetër është largimi gradual i të rinjëve. Psh, banorët e qyteteve shqiptare në Serbi, që diplomojnë në Prishtinë, nuk iu njihet diploma në Beograd. Dhe të rinjtë tjerë që diplomojnë në Tiranë, e kanë shumë të vështirë të sistemohen apo punësohen në qytetet e tyre amë. Kështu që, kryesisht, numri më i madh i tyre ose nuk kthehet fare në vendet e origjinës dhe emigrojnë në perëndim. Më lehtë gjejnë punë jashtë se në komunat e tyre. Është urgjente, immediate që Prishtina dhe Tiranë me reagu për mbrojtjen e të drejtave elementare, etnike sepse ata janë pakicë nacionale në Serbi.

AFEDS: Kush është mesazhi juaj për qeverinë Kurti dhe Rama?

Nëse Republika e Kosovës, ka problem me sensibilizu çështjen e shqiptarëve në Medvegjë tek misionet ndërkombëtare për shkak të raportit të saj me keto institucione, Republika e Shqipërisë, i ka të gjitha mekanizmat shtetëror që të prodhojë zhurmën politike për sensibilizim. Por gjithsesi, Prishtina nuk mund të qëndrojë inferiore në këtë raport. Duhet çdo ditë të reagojë. Është e paktë mbështetja aktuale që është prej Prishtinës dhe Beogradit. Ky vend po humbet sepse po humbin njerëzit. Në momentin që do të mbetët toka pa njerëz atëherë do të t’na humb e drejta për me fol rreth kësaj çështjeje që sot mundet m’u zgjidh. Duhet veprim konkret. Duhet m’i njoft të drejtat civile dhe politike. Nuk duhet me leju që pasivizimi i adresave m’u bë fakt në Serbi. Duhet me e u njoft e drejta e origjinës për banorët që kanë lind atje. Nuk mund të mohohet nga askush. Në radhë të parë duhet m’u rregullu statusi i atyre banorëve që në Kosovë nuk e kanë të rregullum. Ka shumë banorë nga kjo zonë që jetojnë në Kosovë dhe nuk kanë të drejta civile, nuk kanë dokumente. E kanë statusin e pazgjidhun dhe nuk kanë asnjë mbrojtje nga Republika vet. Qoftë ajo në shkallën e dyshtetësisë. Duhet theksuar se Kosova e njef shkallën e dyshtetësisë, e kemi edhe në Kushtetutë. Ne ua kem për borxh me ua rregullu fazën e parë, pra të gjitha drejtat civile, edhe të qëndrimit në Kosovë dhe mandej me reagu në misionet ndërkombëtare në raportin e parimit të reciprocitetit. Nëse ata vazhdojnë me pasivizu adresat e shqiptarëve atje, atëherë pasivizimi i serbve është i mundshëm në Kosovë si masë ekstreme. E kam fjalën që reciprociteti duhet të jetë parim për t’u rregulluar kjo çështje. Qeveria e Kosovës duhet me iu garantu statusin në Republikën e Kosovës dhe me automatizëm me vazhdu angazhimin e problemeve që kanë ata atje. Është e domosdoshme.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Nëntë raste me Omicron në Kosovë – këto janë simptomat që tregojnë se mund të jeni infektuar me këtë variant

Nëntë raste me Omicron në Kosovë – këto janë simptomat që tregojnë se mund të jeni infektuar me këtë variant

Hekurudha Kosovë-Shqipëri nis punimet më 2024

Hekurudha Kosovë-Shqipëri nis punimet më 2024

Kurti dhe ministrat e tij në Bruksel, kjo është agjenda

Berisha: Kurti duhet t’ia sqarojë popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?