Ekspertë dhe qytetarë shprehin shqetësimin e tyre se adresat e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi po pasivizohen (fshihen) në heshtje nga autoritetet serbe, pa informuar personat përkatës, raporton AFEDS.
AFEDS, është një prej organizatave, që ngre zërin në vazhdimësi për situatën e krijuar nga autoritetet serbe.
Pikërisht për AFEDS, ish-kryenegociatorja dhe ish-zwvendwskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri në një intervistë ekskluzive, deklaroi se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është dramatike, si pasojë e politikave diskriminuese të Qeverisë së Serbisë, e cila po realizon një ‘spastrim të heshtur etnik ndaj shqiptarëve’, para syve të botës dhe para syve të dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas saj, Serbia synon që shqiptarët atje të mos kenë ardhmëri në trojet e tyre etnike si dhe kjo pjesë e tokave shqiptare të uzurpohet nga Serbia, siç ka ndodhur në histori me tokast shqiptare deri në Nish.
Tutje, Tahiri, shtoi se është koha që faktorët perëndimor SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja të intervenojnë fuqishëm për ta ndalur spastrimin e heshtur etnik në Luginën e Preshevës duke zbatuar masa detyrimi ndaj Serbisë dhe Vuçiqit që të ndalw seknaret e krijimit të “Serbisë së Madhe” sa nuk është bërë vonë, sepse pasojat e politikave nacionaliste nuk mund të kalojnë pa tensione të shtuara deri ne konflikte.
Intervista e plotë si vijon:
AFEDS: Zonja Edita, ne Medvegje, ne tere luginen ne fakt por vecanerisht ne Medvegje, po ndodh një hata, po ndodh pasivizimi i adresave të shqiptarëve. Njerëzit po hiqen nga e drejta për të jetuar ligjërisht në vendet e veta.
Tahiri: Gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është dramatike, si pasojë e politikave diskriminuese të Qeverisë së Serbisë, e cila po realizon një ‘spastrim të heshtur etnik ndaj shqiptarëve’, para syve të botës dhe para syve të dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë. Serbia synon që shqiptarët atje të mos kenë ardhmëri në trojet e tyre etnike si dhe kjo pjesë e tokave shqiptare të uzurpohet nga Serbia, siç ka ndodhur në histori me tokast shqiptare deri në Nish.
Shteti serb po e bënë këtë spastrim etnik në format më brutale duke i pamundësuar shqiptarëve etnik perspektivën për të jetuar atje, me qëllimin kryesor që ti detyroj ata të braktisin tokat e tyre etnike ashtu siç po ndodh çdo ditë e më shumë.
Për të zhdukur shqiptarët nga trojet e tyre etnike, shteti serb i udhëhequr nga Qeveria famëkeqe e Vuçiqit që nuk dallon nga regjimi i Millosheviqit, po zhvillon procesin e njohur të pasivizimit të adresave të shqiptarëve, duke i privuar shqiptarët ligjërisht nga e drejta për të jetuar në trojet e tyre etnike, humbjen e statusit të të qenit shtetas i Serbisë, humbjen e të drejtës së pronës, votës, sigurimit shëndetësor, pensionit, punësimit etj. Meqenëse qytetarët nuk janë të informuar për “pasivizimin”, zakonisht humbasin të drejtën e tyre për ankim, afati për të cilin është tetë ditë.
Këto janë politika që synojnë shfarosjen e shqiptarëve etnik nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe gjithë vendbanimet shqiptare atje, ndaj të cilave bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos Bashkimi Evropian kanë zgjedhur të mbeten të heshtura, apo edhe më keq duke qenë krahëhapura për integrimin evropian të Serbisë me një anashkalim të këtij realiteti të hidhur në shekullin 21.
Në prapavijë të skenarave të zhdukjes së shqiptarëve nga Lugina e Preshevës qëndrojnë interesat gjeostrategjike serbo-ruse, sepse Lugina e Preshevës ndodhet në korridorin drejt luginës së lumit Vardar, dhe krijon çasje në det për Serbinë dhe Rusinë, andaj nuk është e rastësishme që Rusia synon ta ketë qendrën e saj ushtarake në Nish, sepse Serbia e shkëputur nga deti është në një pozicioni i pafavorshëm gjeostrategjik.
Është koha që faktorët perëndimor SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja të intervenojnë fuqishëm për ta ndalur spastrimin e heshtur etnik në Luginën e Preshevës duke zbatuar masa detyrimi ndaj Serbisë dhe Vuçiqit që të ndal seknaret e krijimit të “Serbisë së Madhe” sa nuk është bërë vonë, sepse pasojat e politikave nacionaliste nuk mund të kalojnë pa tensione të shtuara deri ne konflikte.
AFEDS: Çfarë mund të bëj shteti Kosovës, respektivisht qeveria e Kosovës në këtë drejtim znj. Edita?
Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë veprime të koordinuara në politikën e jashtme për ta njohur botën me realitetin tragjik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të dyja qeveritë duhet të vehen në veprim duke përdorur argumente dhe fakte që tashmë janë evidentuar nga raporte kredibile ndërkombëtare, për të bindur faktorët perëndimor që të ndërhyjnë për ta ndalur Qeverinë e Serbisë në politikat e saja për diskriminim e shqiptarëve atje si dhe të kërkohet një mbrojtje ndërkombëtare si mekanizëm që shpëton shqiptarët nga kjo gjendje që kërcënon ekzistencën e tyre në trojet e baballarëve dhe stërgjyshërve të tyre.
AFEDS: Gjatë mandatit tuaj si kryesuese e ekipit negociator, a ka pasë ndonjë lëvizje apo hapa konkrete që t’iu dalë në ndihmë dicka shqiptarëve që jetojnë në Serbi, dhe nëse po, cilat janë ato hapa?
Tahiri: Në procesin e Dialogut të Brukselit, gjatë kohës sime si kryenegociatore në vitet 2011 deri me 2017, janë arritur disa marrëveshje të cilat kanë qenë të dobishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës siç janë marrëveshja për lëvizjen e lirë, për tregtinë e lirë, për njohjen reciproke të diplomave universitarë, njohjen reciproke të sigurimit të automjeteve. Në kuadër të tyre, Serbia asnjëherë nuk zbatoi marrëveshjen e njohjes së diplomave sepse nuk deshti krijoj perpsektiva shkollimi dhe punësimi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjë e cila sigurohej përmes kësaj marrëveshje. Nga ana tjetër as Bashkimi Evropian nuk bëri shumë që ta detyroj Serbinë ta zbatoj këtë marrëveshje edhe pse në të gjitha takimet që i kemi pasur në Bruksel unë kam insistuar që kjo të ndodh, duke ua shpjeguar gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga terrori dhe diskriminimi i paparë serb.
Po ashtu, kemi arritur ta zgjerojmë marrëveshjen së Brukselit IBM-së, duke hapur një pikëkalimi të ri kufitar në Kapinë e Sfircës për të afruar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Kosovën. Nuk ka qenë e lehtë të bindet pala serbe për këtë çështje, por kemi sukses duke u thirrur në standardet evropiane per lëvizjen e lirë. Kjo pikë e re kufitare në Kapinë e Sfircës në bazë të analizave të bëra nga institucionet tona shkurton rrugën mes Kamenicës dhe Medvegjës për rreth 80 kilometra. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila vuri gurthemelin e pikës së re kufitare mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, te Kapia e Sfircës, tha se është shumë e gëzuar që u arrit ky sukses, sepse kjo pikë e re kufitare do të afrojë më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës me Kosovën, por dhe gjithë qytetarët dhe komunitetet nga të dyja anët e kufirit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si Ministre për Dialog, unë kam vënë gurthemelin e pikës së re kufitare mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ishte një sukses i madh sepse kjo pikë e re kufitare afronte më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës me Kosovën, por dhe gjithë qytetarët dhe komunitetet nga të dyja anët e kufirit. Mirëpo, pala serbe asnjëherë nuk e realizoi obligimin e vet zbatues, ndërkohë Dialogu i Brukselit u bllokua me lojërat e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve.
Siç e dini, unë kam qenë rreptësishtë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, sepse të dyja territoret janë shqiptare dhe nuk mund të ndodhte një gjë e tillë thellësisht kundër interesave të kombit shqiptar dhe trojeve etnike. Shqiptarëvt nuk mund të humbnin edhe më shumë toka se ato që i kemi humbur dhe që shtrihen prej Luginës së Preshevës deri në Nish.
Discussion about this post