I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksione, për t’u dërguar një mesazh të fortë të korruptuarve dhe akterëve që destabilizojnë rajonin, shkruan Vijesti i Podgoricës.
Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend të interesave të tyre personale dhe partiake, transmeton Klankosova.tv.
Ai vlerësoi se politika identitare, e cila ndan dhe ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën, nuk ka bërë asgjë për interesat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive, jo shkatërruese ndaj të ardhmes së këtij rajoni, i cili karakterizohet nga anëtarësimi në BE dhe NATO, si dhe një ekonomi dinamike dhe transparente”, u shpreh Escobar.
Ai shtoi se kjo është një taktikë e zakonshme në Ballkanin Perëndimor, ku liderët politikë përdorin ndarjet historike për të mbjellur përçarje mes votuesve dhe të bllokojnë përparimin e shteteve.
Në një shoqëri të tillë, sipas tij, feja, kombësia dhe përkatësia etnike nuk do të përcaktojnë nëse dikush ndihet anëtar i sigurt dhe i barabartë i komunitetit.
Discussion about this post