Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e sheh të pamundur organizimin e një referendumi serb në Kosovë. Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, e ka kundërshtuar atë.
“Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kundër kanë dalë edhe dy partitë tjera opozitare, si LDK e PDK.
Lidhur me këtë temë, kryeministri Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufcën, janë takuar me ambasadorët e QUINT-it.
Kurti ka folur shkurt për mediat pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Ai ka thënë se tri institucionet kyçe të shtetit do të dalin me komunikatë të përbashkët gjatë ditës, duke mos dhënë detaje më shumë.
“Në takim ishim të pranishëm presidentja, kryekuvendari, unë dhe dy zëvendëskryeministrat. Pas takimit të tri institucionet do të dalim me komunikatë të përbashkët për shtyp. Unë po shkoj në kryeministri që ta përgatisë thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në orën 14:00”, u shpreh Kurti.
Discussion about this post