AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Rama mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor: Refuzoni çdo propozim që s’lidhet me anëtarësimin në BE

January 17, 2022
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Këto komente Rama i bëri në një intervistë për “Financial Times”, deri sa shtoi se “Shqipëria nuk do të heq dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”.

Nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë kandidatë për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja janë kandidate potenciale.

Siç lë të kuptohet Rama, llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu një rol në vonesat e 18 viteve të fundit që kur blloku u zotua t’i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur. kriteret.

“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje”. tha ai. “Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” shtoi ai duke iu referuar lidhjeve fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste. “Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, shtoi kryeministri shqiptar.

Rama, në mandatin e tij të tretë, ka promovuar idenë e një tregu të përbashkët rajonal për të cilin ranë dakord të gjashtë vendet në nëntor 2020. Në përpjekje për të përshpejtuar procesin, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkruan për të zbatuar disa nga dispozitat, por kundër dolën tri vendet tjera.

“Boshnjakët, sepse nuk mund të vendosin për asgjë, me sa duket, malazezët sepse janë ende në iluzionin se mund të hyjnë në BE vitin e ardhshëm, dhe çdo vit tjetër bëhet viti i ardhshëm, ndërsa Kosova për shkak të problemeve me Serbinë, të cilat mendoj se mund të trajtohen më mirë kur njerëzit të ulen dhe të bisedojnë”, tha Rama.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Gjuriqi për ndalimin e referendumit në Kosovë: Sulm ndaj demokracisë

Gjuriqi për ndalimin e referendumit në Kosovë: Sulm ndaj demokracisë

Kush është Dimitar Kovaçevski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

Kush është Dimitar Kovaçevski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

Reagon Organizata për Hulumtim e Monitorim: AKR’ja nuk duhet të na përfaqësoj

Reagon Organizata për Hulumtim e Monitorim: AKR'ja nuk duhet të na përfaqësoj

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?