AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nderon me mirënjohje sipërmarrësin Muharrem Salihun

January 25, 2022
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është në vitin jubile të saj. Institucioni që daton 125 vite më parë, mblodhi me këtë rast në Teatrin e Operas dhe Baletit sipërmarrësit anëtar dhe bashkëpunëtor të saj, drejtuesit e dhomave të rajonit në zonat shqipfolëse, kryetarët e Dhomave të Shqipërisë, ish-kryetarët që kanë drejtuar këtë institucion, personalitetet më të larta shtetërore të vendit, ministra dhe deputetë të parlamentit shqiptar.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla, Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zonja Evis Kushi, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zonja Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, zonja Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj etj., nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, zoti Andi Seferi, zonja Anisa Ruseti, kryetari i Qarkut Tiranë, zoti Aldrin Dalipi, ambasadorë të atashuar në vendin tonë me të cilat DHTIT ka një bashkëpunim të mirë, zoti Nagip Fejzi, kryetar i FEMSH, zoti Nebi Hoxha, kryetar OEMVP, zoti Berat Rukiqi, kryetar Oda Ekonomike e Kosovës,  zoti Skënder Krasniqi, kryetar i OAK, ish kryetarët e DHTIT, zoti Zenel Hoxha, zoti Luan Bregasi, zoti Gjokë Uldedaj, ishin disa nga pjesëmarrësit në këtë event të rëndësishëm të Dhomës.

Në këtë ceremoni zyrtare ku u vlerësuan gjithashtu dhe me të mirët e sipërmarrjes anëtar dhe bashkëpunëtor të saj, kryetari i DHTIT zoti Nikolin Jaka shprehu një falenderim të veçantë për të gjithë të ftuarit dhe sipërmarrësit që i janë bashkuar institucionit. “Ju falenderoj të gjithëve për praninë tuaj në këtë moment të rëndësishëm për Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ndihem i privilegjuar që arritëm të ndajmë bashkë këtë moment të veçantë për institucionin më të rëndësishëm të sipërmarrjes së Tiranës”, u shpreh Jaka në fjalën e tij.  “Vlerat themelore të DHTIT për anëtarësinë e saj bazohen në: Respekt, Bashkëpunim, Kreativitet, Profesionalizëm dhe Përgjegjësi. Për vitin 2022 qe sapo kemi filluar drejtimet e punës se saj janë përqendruar ne: mbështetjen  dhe promovimin e  sipërmarrjes për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në tregun rajonal dhe atë global; zgjerimin e portofolit të shërbimit në funksion të edukimit dhe kualifikimit të burimeve njerëzore për sipërmarrjen; dhe si avokate e zërit dhe nevojave te anëtarësisë se dhomës, për  ndërmarrjen e nismave ligjore që ndikojnë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjes se investimeve”, u shpreh ndër të tjera kryetari Jaka, duke garantuar në këtë mënyrë të gjithë biznesin se Dhoma do të jetë institucioni “shtëpi” për ta.

 

CCIT Awards 2022

 

CCIT Awards 2022, erdhi në vitin e saj të 12 si një vlerësim për biznesin. “Ky jubile ka në qendër të saj pikërisht sipërmarrjen. Atë biznes që në ditët e tij më të vështira ka ditur të jetë kreativ dhe konkurrent njëkohësisht,  i guximshëm por dhe i matur.  Duke vlerësuar pikërisht këta faktorë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, sjell dhe këtë radhë më të mirët e sipërmarrjes, jo vetëm të Tiranës, por të gjithë trevave ku flitet shqip dhe konsumohet shqip. Më shumë se 30 kompani me drejtuesit e tyre janë pjesë e vlerësimit të bërë nga institucioni ynë”, u shpreh kryetari Jaka. Sipas tij vlerësimi i sipërmarrjes erdhi “për atë çka ditën të bëjnë më mirë në vitin e vështirë që lamë pas. U përshtatën me kushtet e reja duke qenë pranë konsumatorit me cilësinë më të lartë të mundshme. Madje një pjesë prej tyre sollën teknologji krejtësisht të re, duke investuar dhe qenë konkurrente të denja me simotrat e tyre europiane”. Për këtë zoti Jaka u shpreh se “jemi të përulur dhe mirënjohës ndaj tyre që mbi të gjitha dhanë një kontribut të paçmuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

 

Po kush ishin kompanitë që u vlerësuan në këtë festë jubilare?

 

Posta Shqiptare, Teleperformanca, ONE Telecommunications, Tibo Tv, Doni Fruits, Movenpick, Rea’s, Intermedica, Inda Sha, Coca cola, Wisdom, WaterBoutique, Euroelektra, Tona, Lajthiza Invest Sh.A, Eurosig, Pirraci, Ballkan trans, Erzeni, Dermolife, Albadent, Alumil, Dauti Comerce, Ats Group, Alba Fresh, Ëalone Fashion Group, Abc news, Oval Studios, Almero DOO. Gjithashtu një vend të veçantë në këtë ceremoni zuri dhe mirënjohja për ata bashkëpunëtorë të sipërmarrjes dhe ata sipërmarrës që kanë dhënë një kontribut të paçmuar në ekonominë e vendit dhe rajonit. Pjesë e këtij vlerësimi ishin Nagib Fejzi, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, zonja Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Muharrem Salihu, sipërmarrësi nga Medvegja dhe zonja Ornela Gaçe.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Lajçak takohet pasdite me Osmanin dhe Kurtin

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, afër Medvegjës me 31 janar/Rast historik për këtë rajon

Vështirësitë e Evropës për të kapërcyer ndarjet

Vështirësitë e Evropës për të kapërcyer ndarjet

Pse Nikolla Keljanoviq e hoqi flamurin shqiptar?

Salihu i shkruan Lajçakut: Po të presim në Medvegjë

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?