Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar, do ta vizitojnë Kosovën, transmeton AFEDS.
Përveç tjerash, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë dhe pikëkalimin kufitar në Mutivodë.
Mundësi e artë që, Lajçak, të njoftohet nga afër me presionin, pamundësitë dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e rajonit të qyteteve shqiptare në Serbi, veçanërisht Medvegjës.
Pikëkalimi kufitar në Mutivodë, funksionon për lëvizje njerëzish apo këmbësorësh por jo dhe mallrash.
Kjo, sipas zyrtarëve politik në Medvegjë, po konsiderohet e pakuptimtë.
Përveç pasivizimit të adresave, shqiptarët në Medvegjë, duhet të përballen edhe me këtë vështirësi që, në fakt, është një vështirësi që cënon direkt ekonominë.
Le të shpresojmë që, Përfaqësuesi Special i BE-së, Mirosllav Lajçak dhe pse jo, edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së, Gabriel Escobar, të njihen nga afër dhe drejtpërdrejt me shkeljen flagrante të drejtave të njeriut të Serbisë në Medvegjë.
Discussion about this post