Ne vërtet nuk kemi luftë në trojet tona dhe CNN apo Euronews janë të pranishme kudo, krejt ndryshe nga genocidet dhe spastrimet e tjera etnike në Ballkan përgjatë historisë. Mirëpo pikërisht sepse spastrimi ynë etnik është kaq açik ose i paturpshëm, situata është dramatike dhe kërkon zgjidhje
TO HIS EXCELLENCY MIROSLAV LAJČAK
EU SPECIAL REPRESENTATIVE FOR THE BELGRADE-PRISTINA DIALOGUE AND OTHER WESTERN BALKAN REGIONAL ISSUES
I nderuar Shkëlqesi,
Zeqir Sinanovic (78) from the village of Tupale in the municipality of Medveđa committed suicide after Serbian police illegally deprived him of his Serbian citizenship, and thus his right to a pension, which he had acquired in Serbia. With his desperate act, Sinanovic once again drew attention to the problem of the erased citizens of Medveđa of Albanian ethnicity, whose residences and citizenships were taken away after the security forces of the Milošević regime expelled them from that area in the summer of 1999.
Ky tekst nuk është shkruar nga aktivistë nacionalistë shqiptarë. Ai është pjesë e raportit të Komitetit serb të Helsinkit me titull: ALBANIAN MINORITY ON HOLD Preševo, Bujanovac and Medveđa as hostages of the Serbia and Kosovo relations, publikuar në qershor të vitit 2021.
Unë nuk dua që me të dhëna statistikore të ngatërruara, të diskutueshme, t’ju lodh juve, një figurë europiane dhe botërore, që njeh çdo mal e fushë të Ballkanit, çdo personalitet marifetçi të Ballkanit që nga 1999 e këtej, (për fatin tonë të keq, shumë prej tyre janë të njëjtët në këto 22 vjet). E Ju e dini më mirë se unë sesi statistikat përdoren për të legalizuar spastrime etnike, që pastaj shërbejnë për të legjitimuar superioritete etnike, a fetare gjoja historike në territore të vogla, në kufijtë mes shtetesh, apo në zemrën e tyre. JU ofrova një shembull kuptimplotë individual për të ilustruar dukurinë e pasivizimit etnik, që Komiteti serb i Helsinkit dhe organizata të tjera serbe e kanë përshkruar në mënyrë kaq elokuente me këto fjalë:
“In order to reduce the number of Albanians living in the south as much as possible, the state is conducting the process of so-called “Passivization of residence of Albanians” working abroad, either in Western Europe or in Kosovo. This “passivization” also targets citizens who permanently reside at their addresses. This measure is, in essence, a form of ethnic cleansing through administrative means. “Passivization” (mass and selective passivation of residence) leads to individuals losing their status of being a citizen of Serbia and, accordingly, all civil rights – the rights to vote, property, health insurance, pension, employment, etc. Since citizens are not informed about “passivization”, they usually lose their right to appeal, the deadline for which is eight days.“
Këto citime ilustruese, ju lutem t’i merrni si një sprovë të besueshmërisë së denoncimit për problemin, prej AFEDS, një organizatë joqeveritare që unë kryesoj, të pasuar nga propozimi im për zgjidhjen e problemit.
Merrini po deshët dhe si dëshmi e një dialogimi në distancë midis pjesës së shëndoshë të shoqërisë serbe- zonja Biserko, mes tyre, njëlloj ndërgjegje kritike e saj, me pjesën e shëndoshë të shoqërisë shqiptare. Unë dhe miqtë e mi të AFEDS, i përkasim kësaj pjese të shëndoshë të kombit tim: jam ndërmarrës i suksesshëm, rezident në Veneto, ku disponoj dhjetra njësi restoracioni, një fabrikë tekstile italiane në Medvegjë ku punojnë normalisht qindra shqiptarë dhe serbë, e që me shumë mundim kam rindërtuar varret e të parëve të mi, në Tupallë të Medvegjës.
Ne dy palët e këtij dialogu, dukuritë e tmerrshme, të përgjakshme të historisë sonë moderne,- që sot kanë marrë formë “administrative”, pasivizimi adresash, e si pasojë mohimi të drejtash themelore, shpronësim banesash, shkatërrim varresh, plane rregullues urbanistikë arbitrarë”, etj, – I quajmë me të njëjtin emër- spastrim etnik.
Nëse do të ecni më shumë në raportin e thukët, konstatues dhe propozues të këtyre NGO serbe do të kuptoni, se statusi i shqiptarëve në Serbi, është peng i dialogut që ju po udhëhiqni në Bruksel. Ne që bashkëpunuam për këtë raport, besojmë çka konstaton Helsinki serb dhe OJQ me renome në Serbi. Dhe Parlamenti Europian, në raportin e tij për Serbinë, e konstaton me shqetsim dukurinë e pasivizimit, madje eurodeputetët në Rezolutën e 24 marsit 2021, kanë bërë thirrje për ta korrigjuar këtë dukuri. Ndaj po ju drejtohem sot me këtë letër.
I nderuar shkëlqesi,
Ju keni memorie historike personale nga konfliktet e përgjakshme në Ballkan.
Ju keni gjurmën e kontributit tuaj diplomatik në shumë prej tyre.
Për fat të mirë, edhe falë kontributit tuaj personal në dekadat e fundit, nuk jemi në kushtet e luftës.
Mirëpo që të parandalojmë luftërat e ardhshme, duhet të shërojmë plagët e së shkuarës, edhe metastazat e konfliktit ndëretnik që ngjajnë larg vatrës që ndërmjetësoni ju në Bruksel, duke mos përsëritur gabimet e Dejtonit. Kryeministri Kurti, është përpjekur të ofrojë burime akademike për rrënjët e tij, me librat që ju dhuroi në Bruksel, por mbase ju nuk keni kohë të shkoni aq larg në kohë, në 1878 e largët, kur u spastruan muhaxhirët e dikurshëm. Ndaj unë, ju ftoj të lexoni raportin e fundit, me faktet të ndërlidhura në hartën mnemonike që ju e dispononi si rrallëkush diplomat në Europë. Ky raport është më aktual. Pamjet që ofron ajo, janë shpesh tragjike si e tregon rasti i bashkëfshatarit tim Zeqir Sinanovič.
Ndaj ju ftoj të reflektoni për zgjidhjen që ju po gatuani: a do jetë ajo gjithëpërfshirëse?
A do të afrojë standarte të njëjta të trajtimit të komuniteteve në mbarë vatrat e konfliktit në Ballkan, apo një miriadë zgjidhjesh ad hoc, që nën peshën e variablave gjeopolitike, nevojave për sukses imediat, afatshkurtër, nuk do t’i rezistojnë kohës dhe do të prodhojnë konflikte të reja?
Ju vetë keni mësuar shumë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila nuk ishte zgjidhje perfekte, por duhej të merrte parasysh veç të tjerash, edhe raportin e forcave ndërluftuese në terren, e që sot krijon probleme të reja.
Sot nuk ka luftë fatmirësisht dhe gjithçka duket më e lehtë. Ju njihni Bosnjën, njihni Kosovën, Serbinë, etj., por ndërkohë modestisht me vetëdijen e ndërmarrësit europian, dhe patriotit modern, dua t’ju sugjeroj disa skenarë zgjidhës. Nuk di a do ta pranoni metrin e reciprocitetit, si metri më i mirë për të zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi, sepse me gjasë, atij metri i ndërlidhen argumenta të tjerë.
Unë dua të besoj në fuqinë e ekonomisë. Jo si zgjidhje unike, por si pjesë e zgjidhjes.
Ekonomia e imponon reciprocitetin, pajtimin ndëretnik, ekzalton suksesin e individit, shëron plagët e së shkuarës. Sepse unë, AFEDS, si organizatë e shoqërisë civile që nxit investimet në Jug të Serbisë, duam ta ndryshojmë gjendjen ekzistuese. Brenda saj, ekskluziviteti ekonomik, i frymëzuar nga ekskluziviteti etnik, domethënë përpjekja e komunitetit tjetër, atij serb, e shtetit serb, për të kontrolluar burimet natyrore, minerare, ujore, ekonomike, ndërkufitare duke përzënë shqiptarët, ka prodhuar një pjesë të madhe të problemeve në terren. Ky farë ekskluziviteti- që ndonjëherë mban emrin paradoksal- bota serbe, ka prodhuar tragjedi individuale si ajo e Zeqir Sinanovičit, bashkëfshatarit tim dhe e mijëra shqiptarëve që ndalohen në kufijtë e Ballkanit të kthehen në vatrat e tyre.
Cilat janë këto probleme jo vetëm ekonomike që duhet të adresohen?
Privatizim i pabarabartë pa qasje për ne shqiptarët; ngrirje e zhvillimit të minierave dhe pasurive të tjera; mungesë shkollimi të mjaftueshme në të gjithë nivelet; bllokim i njohjes së diplomave; bllokim të kalimeve kufitare për të ngrirë shkëmbimet njerëzore si midis dy Koreve; bllokim i korridoreve të mëdha europiane që do duhej të kalonin aty, dhe si pasojë mungesë pajtimi ndëretnik etj.
Ndaj unë, nisur dhe nga 30 vjetët e përvojës suaj në Ballkan, për një realitet si yni, ku Medvegja është laboratori për teoritë e spastrimit etnik, që pastaj shtrihet në Bujanovc e Preshevë dhe në krejt Serbinë, do ju propozoja:
1) Përfshirjen e statusit të shqiptarëve në Serbi, si pjesë e dialogut. Nuk di ç’mendojnë palët në dialog në lidhje me zgjerimin e tematikës për diskutim, por dhe ju keni fjalën tuaj në axhendën e tij. Parlamenti Europian gjithashtu e ka propozuar. Ndërsa pika kufitare në Mutivode të kategorizohet si port verilindor e kategorisë së parë, ashtu si Bujanoci dhe Presheva, pra, të mundesojë qarkullimin e mallrave si domosdoshmeri për zhvillimin ekonomik të Medvegjës.
2) Krijimin e një Rajoni me statut special që do të përfshinte 3 komuna, sipas modelit italian të Friuli Venezia Giulia apo South Tyrol. Ky hap ngjan realist po të mbani parasysh se një referendum të vitit 1992, me shumicë mbi 90% popullsia e këtyre komunave, ka votuar në favor të bashkimit me Kosovën në rast të ndarjes së Jugosllavisë;
3) Ose Propozimin e një Zone të Lirë dy shtetëshe Europiane që do të përfshinte komunat e Malësisë së Gollakut (Gjilan, Kamenicë -KS, Banjë (e rikrijuar), Medvegjë, dhe ato të ashtuquajtura të Luginës së Preshevës -Srb)
4) Ose Propozimin e një Zone të Lirë Ndërkufitare tre shtetëshe Europiane që do të përfshinte 3 komunat shqiptare në Jug të Serbisë; komunën e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, dhe komunat Kosovare, kufitare me to.
5) Vendosjen në këto zona të një legjislacioni unik tatimor e zhvillimor europian; administrimin tatimor dhe zhvillimor nga një trup mikste ku shqiptarët, serbët dhe maqedonasit e veriut të jenë të përfaqësuar mjaftueshëm së bashku me administratorë perëndimorë që zgjidhen me konkurs apo administrim me rotacion…
Kjo zgjidhje që do bënte kufijtë e padukshëm, do të ishte më e mirë sesa situata aktuale ku qytetarët shqiptarë janë të padukshëm- si thotë Komiteti Serb i Helsinkit në raportin e tij. Unë njëjtë si ndërmarrësi Shindler në filmin e famshëm frymëzuar nga genocidi nazist mbi hebrenjtë, po ndërtoj lista shqiptarësh që duhen shpëtuar, që duhet të rikthehen në vatrat e tyre, por duhet makrozgjidhje. Dhe ju që keni kundërshtuar rishikimin e kufijve, besoj do gjeni diçka të arsyeshme këtu.
Unë nuk pretendoj t’ju ofroj zgjidhje të plota.
Unë dua të rris ndjeshmërinë tuaj dhe të vendimmarrësve europianë për fatin e popullit tim.
Ne vërtet nuk kemi luftë në trojet tona dhe CNN apo Euronews janë të pranishme kudo, krejt ndryshe nga genocidet dhe spastrimet e tjera etnike në Ballkan përgjatë historisë. Mirëpo pikërisht sepse spastrimi ynë etnik është kaq açik ose i paturpshëm, situata është dramatike dhe kërkon zgjidhje. Ndaj unë dua thjesht ta nxis vizionin tuaj, me respektin për ekspertizën që ju keni krijuar në Ballkan, i bindur në nevojën që zgjidhje si këto që mund të adaptohen në rajonin tonë, të shërbejnë dhe gjetiu në botë. Kësisoj në një nga pikat e Europës Juglindore, me mineralet më të rralla, me ujërat nën dhe mbitokësorë me temperatura të larta, me industri druri, do të injektohen dhe investime euro-amerikane. Këto investime do të shndërronin trevat tona- nga më të varfërat e Serbisë, subjekt i një emigracioni tragjik, në më të pasurat në Ballkan.
Sinqerisht juaji
Muharrem Salihu
Discussion about this post