AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Talat Xhaferi flet për AFEDS: Ajo që bën Serbia në Medvegjë e pandershme/Shqipëria të nis reagimet e menjëhershme

February 18, 2022
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë ekskluzive për AFEDS, deklaroi se Republika Maqedone e Veriut, përkatëisht partitë shqiptare në Maqedoni, janë të njohur me situatën që po ndodh në Medvegjë, por që sipas tij, ndonjë reagim të mundshëm insitucional nga Maqedonia për situatën në fjalë, është i vështirë për shkak të hapësirës.

Ai, shtoi se përveç sensibilizimit të çështjes në fjalë, ndonjë veprim konkret është i pamundur dhe vështirë i realizueshëm.

“Ne për njohuri, kemi njohur në bazë të komunikimit që kemi me njerëz të rëndomtë por edhe me përfaqësues politik që kemi andej. Gjithsesi që kemi njohuri për atë dukuri që po ndodh në Medvegjë. Në kontekst të marrëdhënieve bilaterale, mendoj që shumë pak hapësirë ka që në mënyrë institucionale të mund ndërhyjë Republika e Maqedonisë së Veriut, përpos senzibilizimit të faktorit ndërkombëtar të selive të Unionit Evropian dhe OSBE-së në Shkup. Dhe gjithsesi që, këtë nismë, ne në komunikimet që kemi edhe me përfaqësuesit diplomatik të vendve të Unionit Evropian por edhe në komunikim me instanca tjera, kemi shpreh si shqetësim për atë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në Medvegjë”, tha Xhaferi.

Tutje, Xhaferi, shton dyshimet e tij se nga po vjen dhe pse po ndodh pasivizimi.

Xhaferi, për AFEDS, theksoi se deputetët shqiptar në Parlamentit e Serbisë, duhet të shfrytëzojnë çdo mekanizëm për të ndalë këtë dukuri që, në fakt, është dukuri e paparë ndonjëherë në shtetet që presupozojnë të jenë demokratike.

“Duhet parë se ku bazohet ai veprim, përkatësisht pasivizimi i adresave. Mendoj që kjo është çështje e sanksionimeve që ka ligji për vendbanim dhe vendqëndrim në Republikën e Serbisë. Dhe besoj se, përmes atij mekanizmi po shfrytëzohet aspekti “institucional”, i normave ligjore. Besoj që deputetët e Luginës që janë përfaqësues në Parlamentin serb, duhet të kenë qasje në sanksionimin e këtij ligji, për faktin që, asnjë normë ndërkombëtare, nuk lejon që shtetas i një vendi të jetë i shlyer nga të drejtat qytetare, qofshin ato individuale apo kolektive. Nuk bën në mënyrë arbitrare dikush me i shly nga vendbanimi një qytetar të vetin, i cili posedon pronën dhe gjithcka që ka krijuar aty, pa marr parasysh aspektet se në kohë të caktuar është jashtë vendbanimit apo jashtë shtetit. Gjithsesi kjo u takon faktorit shqiptar në Luginë që, drejtpërdrejt të merren me këtë çështje, ndërkohë që ne, prej anash, duhet patjetër t’i sensibilizu këtë çështje, gjegjësisht me e shpreh në mënyrë të drejtpërdrejt shqetësimin e banorëve në Medvegjë”, tha ai.

Shpresa, sipas tij, jashta Kosovës është Shqipëria, për shkak se është në situatë më të avansuar politikisht nga ç’është Kosova.

“Gjithsesi që, Republika e Kosovës nuk mund të implikohet në këtë çështje, mendoj se më pak duhet me i ngarku institucionet kosovare me këtë situatë për faktin e debatit që bëhet kundrejt raporteve Prishtinë – Beograd. Republika e Shqipërisë edhe si anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe anëtare e NATOS-s, me status më të avancuar ndërkombëtar, mendoj që ka hapësirë më drejtpërdrejt të sensibilizoj apo ndërhyjë në këtë çështje”, tha Xhaferi.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Daçiq: Luftë apo paqe, komuniteti ndërkombëtar të vendos

Daçiqi e injoron presionin e SHBA-së: Serbia do të njohë Kosovën kur shelgu të bëjë rrush

Përfundon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë nga 100 të mundshme

Përfundon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë nga 100 të mundshme

Për sa muaj ka rezerva të miellit, ilaçeve, naftës e produkteve higjienike Kosova?

Për sa muaj ka rezerva të miellit, ilaçeve, naftës e produkteve higjienike Kosova?

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?