AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Kulturë

DR. IDRIZ AJETI: TASH E MBAS DO TË MERREMI ME VËZHGIMET DIALEKTOLOGJIKE

March 19, 2022
in Kulturë
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Doktoroi tash shpejt në universitetin e Beogradit. E takuem këto dit në Prishtinë, ku kishte ardhë për pushim. Biseduam për disertacionin me të cilin doktoroi.
-E kisha zgjedhë për temë të disertacionit që e mprojta në fillim të qershorit: Zhvillimin historik të së folmes gege të shqiptarëve të Zarës për të vetmen arsye se dialekti në fjalë ruen në vetveti trajta e cilsi tejet të lashta fonetike, morfologjike dhe sintaksore – tha mes tjerash, prof. dr. Ajeti: Megjithse nuk isha unë i pari vëzhgues i së folmes në shqyrtim. (ajo kishte zgjue interesimin e albanologëve kryesisht të huej edhe para meje) studimi ynë ngërthen në veti edhe përkrah metodologjia nji trajtim të ri, due të thom se dialekti arbnesh i Zarës, me këtë rasë u kap në tansinë e vet diakronike a historike, çka u mungonte monografinave para sonës, tue u krahasue me të folunit e Shqiptarëve të Malsis së Krajës e cila asht, padyshim treva e hershme e Arbëneshvet të sotshëm të Zarës.
Hiq nji pasqyrë, na mban shpresa të saktë, veçorisht sidomos fonetike, por edhe morfologjike, në punimin tonë kemi synue tëfillimin e shum çashtjesh tjera, në lidhje me atdheun e hershëm të Shqiparëve të Zarës: mandej kemi pa të nevojshme me dhanë, për herë të parë nji përmbledhje të dialektologjis shqiptare përgjithsisht, tue i cekë natyrisht veçorit e shenueshme të secilit dialekt geg e tosk veç e veç.
Në monografin tonë dialektologjike jemi marrë edhe me nji problem tjetër, mbas nesh të randësishëm, due me thane, me çashtjen e simbiozes sllavo-shqiptare të periodës mesjetare në Zetën e vjetër, punë kjo që botimin e këtij disertacioni e ban të pashtyeshëm.
U interesuem edhe për ate me çka do të merret Dr. Ajeti në punën e tij t’ardhshme.
-Dihet se dokumentet e para të shkrimit shqip janë të vonë-tha ai-prandej vijimi i studimit të dialektologjis do të jetë tepër i dobishëm, zatën këtu edhe qëndron arsyeja që tash e mbas do të merremi me vëzhgimet dialektologjike, Tashpërtash kam nëpër duer nji tekst të dialektit të Gjakovës, shkrue me alfabetin arabo-turk në fillim të shekullit të XIX (1385). Teksti në fjalë asht dokument mjaft i vjetër, prandej asht mir t’i kushtohet kujdes dhe vëmendje e duhun.
Për ta vu natyrisht dialektologjin në baza të shëndoshta që t’u japi baza të shëndoshta pjekjeve tona me lavrue gjuhën dhe me njisue, mundsisht edhe me saktësue drejtshkrimin e saj, duhet medoemos me aftsue nji kuadër i zoti shekncuer, pse pa ta nuk ka kurrfarë zgjidhjeje të problemeve shkencore. Dialektologjia historike, si e mendojmë na, mandej përfitimi nga pasunija e trashëgueme gjuhësore e veçanërisht leksikore e shkrimeve të vjetra, as që mund të mendohet pa pasë nji qerthull të shëndoshë shkencuer.
Na asht mbushë mendja se entet tona kulturore e arsimore, në qoftëse nuk gabojmë, kanë tregue, mjerisht janë kah tregojnë edhe sot e gjithë ditën, mospërfillje kundrejt nji çështjeje kaq të ngutshme, due të thom karshi nevojës së ngritjes të nji trupthi t’aft shkencuer.
Duhet të pranojmë se te na nuk asht shkrue as zgjidhë shkencorisht deri sot asnji problem nga lamija e gjuhsis, veç pse ka mungue kuadri i nevoshëm shkencuer.
Seminari i Albanologjisë në Fakultetin e Beogradit, i cili përkrah kuadri arsimuer e shkencuer asht gjithnji tue u forcue duhet të jetë farkë ku mbruhet nji kuadër asisoji, porse ai pret përkrahjen e formave kompetente arsimore të Krahinës.
Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1958
Bisedoi: Vehap Shita

Related

Related Posts

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës
Kulturë

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës

March 23, 2022
A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?
Kulturë

A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?

March 23, 2022
Kjo është Madhështia dhe mjerimi i gazetarisë
Kulturë

Kjo është Madhështia dhe mjerimi i gazetarisë

March 18, 2022
Sot është përvjetori i vdekjes së Skënderbeut
Kosovë

Sot është përvjetori i vdekjes së Skënderbeut

January 17, 2022
Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë
Kulturë

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

January 10, 2022
Sipas Mita Rakiqit, Kurshumlia ishte vend shqiptar
Kosovë

Sipas Mita Rakiqit, Kurshumlia ishte vend shqiptar

January 7, 2022
Load More
Next Post
Kurti flet për takimin me kancelarin Nehammer: Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe aparteidit

Kurti flet për takimin me kancelarin Nehammer: Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe aparteidit

A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?

A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?