AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Kurti flet për takimin me kancelarin Nehammer: Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe aparteidit

March 19, 2022
in Kosovë, Lajme
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Të premten për vizitë në vendin tonë ishte kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ndërsa ai u prit me ceremoni shtetërore. Kancelarin austriak e priti presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas kryeministri Albin Kurti.

E sot, në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka folur për vizitën me kancelarin austriak.

Kurti shkruan se shteti austriak ishte rreze shprese për qytetarët e Kosovës gjatë okupimit dhe aparteidit.

Me kryeministrin e Austrisë, Kurti ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike pas luftës në Ukrainë.

Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt
Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

“Isha i nderuar ta mirëpres në kryeministri, Kancelarin Federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer.

E falënderova kancelarin Nehammer për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës në Kosovë. Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe apartheidit.

E para ua hapi dyert nxënësve dhe studentëve shqiptarë të Kosovës, të cilëve u mohohej e drejta e studimit në objektet legjitime arsimore. Ishte edhe ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë, e që nga atëherë investimet e Austrisë në Kosovë kapin vlerën prej 287 milionë euro.

E njoftova kancelarin për punën e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për ndikimet pozitive që reformat kanë pasur e vazhdojnë të kenë në performancën e ekonomisë së Kosovës.

Lexo po ashtu:
Kurti: Putini po e përmend një herë në javë Kosovën, Ballkani Perëndimor i rrezikuar
Kurti: Putini po e përmend një herë në javë Kosovën, Ballkani Perëndimor i rrezikuar
Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Biseduam për situatën e re politike të krijuar pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë dhe nevojën për ruajtjen e paqes e stabilitetit afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e djeshme dhe takimet miqësore rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes dy vendeve tona.

Dy popuj, me kulturë të vjetër e me të përbashkëta historike zhvilluan marrëdhëniet përgjatë shekujve dhe do t’i zhvillojnë edhe më tej falë interesave të përbashkëta.

Kryeqyteti austriak ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare.

Studiues e intelektualë që vepruan e formësuan aspiratat e dy popujve si: Johan Georg von Hahn, konsull i Austrisë në Janinë më 1847, themelues i Albanologjisë; Carl Patsch, ilirolog dhe udhëheqës i themelimit të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë; Maximilian Lambertz, studiues me kontribut të madh në albanologji dhe folklorin shqiptar; albanologët e mirënjohur Hermann Ölberg, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl. Gjuhëtari i madh shqiptar, Eqrem Çabej ishte student i Norbert Joklit.

Gjergj Pekmezi themeloi Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës, që mban edhe emrin e tij. Ai dhe shkrimtari ynë Hilë Mosi ishin themeluesit e Shoqatës “Dija”, në Austri, më 1904.

Po në Vjenë, saktësisht në Muzeun e Historisë së Artit, ruhen armët origjinale të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Personalitetet austriake me origjinë shqiptare, arkitekti i famshëm Karl Gega dhe aktori i jashtëzakonshëm i teatrit Aleksandër Moisiu, janë vlerat tona të përbashkëta me të cilat krenohet bota e civilizuar.

Interesimi dhe përkrahja e personaliteteve dhe diplomatëve austriakë për shqiptarët dhe përpjekjet e luftërat e tyre për çlirim e shtetndërtim nuk u ndalën asnjëherë.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Christine von Cohl, gazetare, shkrimtare dhe eksperte e Ballkanit, e cila vepronte në Vjenë, ishte përkrahësja e pakursyer e të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci. Ajo mbahet mend veçanërisht për artikujt dhe librat e saj mbi shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.

Shqiptarët do t’i kujtojnë me respekt kontributin dhe mbështetjen e miqve austriakë Franz Vranitzky, ish kancelar i Austrisë, Alois Mock, ish-zëvendëskancelar, Albert Rohan, ish ndërmjetësuesi në bisedimet për Kosovën dhe ish-zëvendës kancelari Erhard Busek, i cili vdiq para pak ditëve. Për humbjen e tij i shpreha dje ngushëllimet më të sinqerta kancelarit Nehammer.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?

A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mblodhi 390 nënshkrime në Tutin (dokument)

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mblodhi 390 nënshkrime në Tutin (dokument)

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?