AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
in Kosovë, Lajme, Opinione, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Të dielën, më 3 prill, në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të rregullta presidenciale dhe të rregullta lokale për Qytetin e Beogradit dhe 12 vetqeverisje lokale.

Në zgjedhjet parlamentare, sipas sistemit proporcional, për Kuvendin popullor të Republikës së Serbisë zgjedhen 250 deputetë. Të drejtë vote kanë 6.501.689 votues të regjistruar në 8.255 vendvotime.

Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2020 kur ishin bërë bashkë në një listë për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, kësaj radhe janë ndarë në dy koalicione.

Në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën e 3 prillit, po garojnë “Koalicioni i shqiptarëve të luginës” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi i cili deri tani ka mbajtur postin e deputetit dhe “Alternativa Demokratike shqiptare” që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës.

Dy koalicionet e partive shqiptare po marrin pjesë të ndarë në zgjedhje me nga 10 kandidatë dhe synojnë votat e rreth 70 mijë shqiptarëve me të drejtë vote në Luginën e Preshevës.

Me këtë rast, Muharrem Salihu, afarist dhe aktivist i çështjes kombëtare nga Medvegja, përmes Gazetës FAKTI, ka apeluar që shqiptarët që kanë të drejtë vote, të dalin dhe të votojnë sipas gjykimeve që ata mund t’i kenë. Janë dy lista dhe kanë mundësi me zgjedhë. Por, në anën tjetër, thotë Salihu, shqiptarët e Medevegjës në vend se të ndjejnë solidarizimin e dy komunave simotra – Presheva e Bujanoci, pse jo edhe të Tiranës e Prishtinës, për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje, atyre u është imponuar pjesëmarrja në zgjedhje, sepse me vet faktin se dikush për të marrë pjesë në Parlamentin e Serbisë, nuk po i përfill interesat e një pjese të madhe të shqiptarëve në Serbinë e jugut. Pra ata, sipas Salihut, apelojnë që të marin pjesë në këto zgjedhje dhe detyrimisht e nxjerrin para aktit të kryer Medvegjën që të mos ndahet nga pjesa tjetër e popullatës. Në një farë mënyre, Medvegja po ndodhet në mes të kullës dhe çekanit dhe siç po shihet nuk ka alternativa në këto rrethana, nënvizon Salihu.

“Përfaqësuesit tanë vazhdojnë ditë e natë të brohorasin kundër Serbisë, por në anën tjetër punojnë për Serbinë. Ky është realiteti dhe Serbia në njëfarë forme po i ndihmon ata, duke i akuzuar formalisht nëpër media, duke i bërë heronj për ne, pra po na i imponion heronjtë tanë, që ne të mos kemi alternativë për të mos i identifikuar apo as për ti diskutuar, sepse ata tash më janë heronjtë tanë, ndërkohë që të njejtit nuk po i përçojnë interesat e shqiptarëve, por të Serbisë, qoftë në zgjedhjet e parafundit kur i shëryben si dekor për opozitë, dhe pastaj gjatë gjithë mandatit brohiritën gjëra nga më të ndryshme irelevante, por jo ato për çfarë ishin zgjedhur, qoftë tani kur thonë që nuk do ta votojnë Vuçiqin për President, por ndërkohë do të marrin pjesë në zgjedhjet. Sikur gjithë shqiptarët të mos bëheshin pjesë e këtyre zgjedhjeve, faktori ndërkombëtar do të përqëndrohej te ne dhe do të kuptonte nga afër se çka po ndodhë. Në këtë mënyrë do të tërhiqej vëmendja e ndërkombëtarëve për punën e pasivizimit të adresave. Fatkeqësisht, me pjesëmarrje në zgjedhje, këta po duan haptazi të kalojnë mbi këto çështje, sepse në këtë mënyrë po mbrohet interesi i shtetit, e jo i neve që jetojmë aty dhe fatkeqësisht ata këtë interes po përfaqësojnë. Por gjithsesi, e përsëris, shqiptarët në Medvegjë duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje të imponuara, sikurse ato të parafundit, dhe të votojnë për listat që ata i preferojnë”, apelon Muharrem Salihu.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?